Orlando Bloom nxiton në skenë për të zbërthyer fustanin e të fejuarës Katy Perry, pasi ajo zbuloi se nuk mund të merrte frymë

I fejuari i Katy Perry, aktori Orlando Bloom, nxitoi në skenë për të zbërthyer fustanin e këngëtares, pasi ajo u shpreh se nuk mund të merrte frymë.

 

Katy , 36 vjeç, kishte një mosfunksionim të gardërobës gjatë ngjarjes Variety’s “Power of Women”, shkruan The Sun.

Një video nga një dëshmitar kapi momentin kur krijuesja e hitit “I Kissed a Girl” thirri Orlandon, 44 vjeç.

Foto: Twitter

Me flokët e krehura në hark, ylli i muzikës kishte veshur një fustan mahnitës, i cili kishte një brez më të ngushtë poshtë belit.

Ylli i “Lord Of The Rings” duhej të tërhiqte zinxhirin deri në fund për ta ndihmuar partneren. Turma ndërkohë brohoriste ndërsa Orlando më në fund e zbërtheu shpinën.

Foto: Twitter

Katy njoftoi në mikrofon: “Tani mund të marr frymë!”, pas daljes në skenë.

Ai nxitoi përsëri në vendin e tij ndërsa ylli i popit e quajti heroi i saj.

Ylli i filmit gjithashtu ndau fotografi nga ngjarja prestigjioze në Instagram.

Foto: Getty Images

“Ishte një privilegj të festoja fuqinë e grave mbrëmë”, shkroi aktori në postim.

Katy dhe Orlando janë prindër të vajzës së tyre 1-vjeçare, Daisy Dove.

Orlando gjithashtu ka një djal 10-vjeçar, Flynn me ish-gruan, Miranda Kerr. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Related posts

Demi Lovato në lidhje lesbike me motrën e Miley Cyrus?

D V

“Kumanovë, zemra ime”, kënga e re e Ismet Bexhetit

D V

Fifi e lumtur pranë familjes, uron babain me rastin e ditëlindjes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More