Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OSBE: Armenia dhe Azerbajxhani dakordohen të mos shënjestrojnë civilët

Zhurnal Ads

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të premten në Gjenevë të mos shënjestrojnë civilët në konfliktin në Malësinë e Karabakut, sipas grupit të themeluar për gjetjen e një zgjidhje të konfliktit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Palët nuk do të shënjestrojnë qëllimisht popullatën civile ose objekte joushtarake në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë nga bashkëkryetarët e Grupit të Minskut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Igor Popov nga Rusia, Stephane Visconti nga Franca dhe Andrew Schofer nga SHBA.

Grupi u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit Armeni-Azerbajxhan në Malësinë e Karabakut.

Më herët të premten, bashkëkryetarët u takuan veçmas dhe së bashku me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov dhe ministrin e Jashtëm armen Zohrab Mnatsakanyan.

Gjithashtu në takime ishte Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të OSBE-së në Detyrë (PRCiO) Andrzej Kasprzyk.

Konsultimet u mbajtën me Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi dhe Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) Peter Maurer.

Bashkëkryetarët përsëritën thirrjet për të zbatuar angazhimet “plotësisht”, duke përfshirë vendosjen e menjëhershme të një armëpushimi humanitar, nën marrëveshjet e mëparshme të armëpushimit më 10 tetor në Moskë dhe 17 tetor të riafirmuar me Parisin, si dhe armëpushimin e 25 tetorit në Washington.

Deklarata nënvizoi se “pa paragjykuar zbatimin e armëpushimit ose angazhime të tjera”, palët ranë dakord të ndërmarrin disa hapa urgjente, përfshirë përfshirjen aktive në zbatimin e rimëkëmbjes dhe shkëmbimin e të vrarëve në fushën e betejës, kurse ICRC dhe PRCiO “do të sigurojnë garancitë e nevojshme për lehtësim”.

Më tej gjithashtu thuhet se palët ranë dakord brenda një jave për t’i dorëzuar ICRC dhe PRCiO një listë të “të burgosurve aktualë të luftës” për të siguruar qasje dhe shkëmbim përfundimtar.

“Palët do të japin me shkrim komente dhe pyetje në lidhje me mekanizmat e mundshëm të verifikimit të armëpushimit në përputhje me pikën 2 të deklaratës së përbashkët të 10 tetorit”, shtoi ajo.

OSBE tha se bashkëkryesuesit do të vazhdojnë të punojnë me Bakun dhe Jerevanin “intensivisht” për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Që kur shpërthyen përplasjet më 27 shtator, Armenia ka sulmuar vazhdimisht civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tre armëpushime humanitare që nga 10 tetori.

Deri më tani, të paktën 91 civilë, përfshirë 11 fëmijë dhe 27 gra, janë vrarë në sulmet armene, sipas Kryeprokurorisë së Azerbajxhanit.

Rreth 400 njerëz, përfshirë të paktën 14 foshnja, 36 fëmijë dhe 101 gra, gjithashtu janë plagosur në sulme.

Të paktën 2.442 shtëpi, 92 ndërtesa apartamentesh dhe 428 ndërtesa publike janë dëmtuar dhe janë bërë të pabanueshme, kanë thënë autoritetet.

Konflikti në Malësinë e Karabakut

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone fqinje.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe një numër organizatash ndërkombëtare kanë kërkuar “tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të forcave okupuese” nga territori i okupuar i Azerbajxhanit.

Në total, rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën okupimin e paligjshëm të Armenisë për gati tri dekada.

Megjithatë, një armëpushim u arrit në vitin 1994.

Fuqitë botërore, përfshirë Rusinë, Francën dhe SHBA-në, kanë bërë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Azerbajxhanit për vetëmbrojtje dhe ka kërkuar tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Raketat që sulmuan ambasadën tonë në Bagdad, erdhën nga Irani

T E

Korea e Jugut në kërkim të punonjëses së kazinosë që u zhduk me 13 milionë dollarë

T E

Gjermania regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

T E

Sot dita e Lumturimit të Nënë Terezës

admin

Dy grekë akuzohen për spiunazh për Turqinë

S.B.

India kalon shifrën prej 7 milionë rasteve me Covid-19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...