Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

OSBE dhe Këshilli për Etikë në Media i promovuan Udhëzimet e para për raportim etik të mediave onlajn në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 5 mars, Zhurnal.mk – Me qëllim rritjen e standardeve profesionale të mediave në internet (onlajn), Misioni i OSBE-së në Shkup mbështeti Këshillin për Etikë në Media (KEMM) në zhvillimin e udhëzimeve për raportim etik të mediave onlajn të cilat u promovuan sot në Shkup.

Udhëzimet, të hartuara pas një konsultimi të gjerë me komunitetin e medias në Maqedoninë e Veriut, do të ndihmojnë në zhvillimin e një sistemi solid dhe të besueshëm të vetë-rregullimit të mediave në internet, si dhe në përforcimin e raportimit të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm në internet.

“Standardet etike duhet të zbatohen në të gjitha platformat mediatike pasi sfidat etike të gazetarisë janë të vlefshme si jashtë ashtu edhe në internet”, tha Klemens Koja, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Drejtoresha Ekzekutive e Këshillit të Etikës në Media, Marina Tuneva, deklaroi se në të gjitha shoqëritë demokratike, vetërregullimi është mënyra më e mirë për të rritur llogaridhënien e mediave onlajn dhe për të parandaluar legjislacionin e panevojshëm të medias. Rrethanat me ndryshim të shpejtë, në të cilat punojnë mediat tradicionale dhe ato onlajn kërkojnë azhurnim të vazhdueshëm të një kornize etike.

“Shpresojmë që ky instrument vetë-rregullues do të motivojë mediat onlajn që të përqafojnë vlerën e gazetarisë profesionale dhe të përgjegjshme në punën e tyre”, tha Tuneva. “Udhëzimet synojnë të shërbejnë si një mjet që ndihmon në zgjidhjen e dilemave se si të trajtojnë aspektet lidhur me përmbajtjen gazetareske të botuar në internet. Këto aspekte nuk janë përfshirë ose shpjeguar në detaje në kornizën aktuale etike. “

“Një detyrë thelbësore e Këshillit tonë është të nxisë dhe rivendosë besimin e publikut në gazetari. Në këtë drejtim, ne do të vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e standardeve etike në të gjitha platformat mediatike,” përfundoi Tuneva.

Postime të ngjashme

Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Z H

ASH-AAA: Tërheqim amandamentet pasi të zyrtarizohet se VMRO i ka tërhequr nga ligji për shtetësi

B L

Rasti “Thesari”: 8 vite burg për Sasho Mijallkov

Z H

Sindikalistët thërrasin në protestë, të drejtat shkelen edhe në kohë pandemie

B L

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...