Agjencia Zhurnal.mk

OSBE ftoi mbështetësit e partive që të pëmbahen nga ofendimet

Shkup, 9 janar, zhurnal.mk – Misioni i OSBE-së në Shkup ka dënuar gjitha format e racizmit, antizemitizmit dhe jotolerancës. Msioni, në “fan pagen” zyrtare në Facebook kanë ftuar anëtarët dhe mbështetësit e të gjitha partive politike që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes në bazë etnike, fetare etj.

“Periudhat parazgjedhore janë kohëra kur shtetet janë vecanarisht të rënda në gjuhën e diskriminimit dhe jotolerancës, që mund të shkakton edhe pasoja serioze. Të dhëna e Misionit dhe organizatave lokale nga shtatë vitet e kaluara tregojnë se incidentet nga gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut shënojnë rritje pikërisht gjatë periudhës parazgjedhore, sidomos në baza etnike dhe përkatësi politike”, potencojnë nga OSBE.

Gjatë këtyre ditëve në opinion aktuale ishin akuzat për antisemitizëm, sulme ndaj ministres teknike për punë dhe politikë sociale Rashela Mizrahi. Kryetarët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev i kanë dënuar këto sulme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...