OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Shkup, 28 korrik – OSBE-ja dhe BE-ja shënuan sot fillimin e projektit të përbashkët për monitorimin e proceseve gjyqësore në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i zbatimit të drejtësisë dhe zvogëlimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është i domosdoshëm për të përmbushur kriteret për aderim në BE.

 

Monitorimi i gjykimeve do të fillojë në korrik të vitit 2021 dhe do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2023.

Ambasadori i OSBE-së në vend, Klemens Koja, në shënimin e fillimit të projektit, theksoi se parashikon që Misioni i OSBE-së në kuadër të këtij projekti do të monitorojë afërsisht 50 raste të larta dhe të mesme të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Metodologjia është përpunuar në përputhje me praktikat e mira të OSBE-së për monitorimin e gjykimit. Është dizajnuar në mënyrë specifike për të përmbushur qëllimet e projektit, mundëson edhe kornizë krahasuese rajonale, duke përfshirë zhvillimin e veglave specifike të domosdoshme për të monitoruar gjykimin”, theksoi Koja.

Sipas tij, projekti njëherësh do të ndihmojë gjykatat, prokurorët dhe institucionet për zbatimin e ligjit, për të forcuar kapacitetet e tyre përmes rekomandimeve të hollësishme dhe për t’u mundësuar analiza dhe rekomandime përmes të cilave do të identifikohen çështjet sistemore në procedimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Projekti gjithashtu do të identifikojë problemet dhe boshllëqet dhe do të kontribuojë në zhvillimin e politikave me të cilat ato do të zgjidhen. Institucionet relevante do të kenë përfitime nga marrja e mbështetjes përmes ndërtimit të kapaciteteve, si dhe përmirësim të strukturës institucionale dhe krijimit të politikave”, tha ambasadori i OSBE-së, Koja.

Euroambasadori Dejvid Gir në fjalimin e tij tha se një sistem efikas, korrekt gjyqësor që jep besim është pjesë thelbësore e sundimit të ligjit në çdo vend.

“Pa sundimin e së drejtës, korrupsioni dhe krimi i organizuar dalin jashtë kontrollit. Shteti mund të kapet nga interesat private. Pakënaqësia publike po rritet, duke çuar në pasiguri dhe paqëndrueshmëri. Nuk duhet të them më shumë, këtë e keni parë më parë. Edhe ne e kemi parë këtë, shumica e vendeve, që tani janë anëtare të Bashkimit kanë qenë dëshmitarë të sistemit të dobët të drejtësisë. Për këtë arsye sundimi i së drejtës është një nga themelet mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian”, tha Giri.

Prandaj, tha Giri, sundimi i së drejtës është një nga themelet edhe në kontekstin e zgjerimit, e kjo në praktikë do të thotë që mbështetja jonë në këtë fushë thelbësore fillon që nga dita e parë dhe zgjat deri në vetë procesin e anëtarësimit në Bashkimin.

“Zhvillimi i sistemit gjyqësor që do të jetë efikas në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është i rëndësishëm vetëm në kontekstin e anëtarësimit në BE, por është thelbësor edhe për vetë qytetarët. Edhe vetë e dini që qytetarët vazhdimisht ankohen për korrupsionin dhe kërkojnë reforma, përparim dhe ndryshim të kësaj situate”, tha Giri.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në shënimin e aktiviteteve për monitorimin e proceseve gjyqësore, theksoi se monitorimi i gjykimeve për rastet e korrupsionit në nivelin e lartë dhe krimit të organizuar mund të jetë me të vërtetë një nga mënyrat për të arritur rezultate pozitive.

“Kjo do të rrisë përgjegjësinë në punën e prokurorëve dhe gjykatësve, njëherësh do të forcojë luftën kundër korrupsionit, por gjithashtu do të rrisë besimin e qytetarëve në institucionet dhe në shtetin e tyre”, theksoi Mariçiqi.

Sipas tij, fakti që ne jemi vendi i parë në rajon që kërkoi nga BE-ja të fillojë menjëherë iniciativën për të monitoruar lëndët e korrupsionit të lartë, tregon se Qeveria ka një qëllim të sinqertë për drejtësi jo-selektive dhe procese transparente gjyqësore.

Në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë, përpara krerëve të Misionit të OSBE-së dhe BE-së në vend, u përqendrua në rëndësisë dhe përfitimet nga bashkëpunimi i përbashkët, duke e theksuar projektin e monitorimit si hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër korrupsionit, gjë që kërkon mbështetje dhe përfshirje të fortë nga të gjitha palët e prekura.

“Kjo do të jetë sfidë për sistemin gjyqësor maqedonas, por nga ana tjetër edhe test. Se reformat për të cilat jemi duke punuar intensivisht dhe të gjitha ndryshimet ligjore që janë bërë, nuk janë vetëm në letër dhe me të vërtetë funksionojnë në praktikë. Nuk ka të drejtë të përbashkët në fushën e gjyqësorit në Bashkimin Evropian, por qëllimi që ne e synojmë në këtë fushë është që gjyqësori të jetë i pavarur dhe efikas, të japë drejtësi, ligjet të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë, ndërsa qytetarët të besojnë dhe të kenë besim se kjo është vërtet ashtu. Pikërisht ky është angazhimi ynë, për të ndërtuar sistem që siguron drejtësi”, tha Mariçiqi.

Ministri i Drejtësisë u shpreh i bindur se angazhimi i tij personal dhe i Qeverisë do të përmbushet dhe se ky monitorim do të ndihmojë me të vërtetë që gjyqësor maqedonas të bëhet evropian.

Ai shfaqi edhe shpresë projekti të tregojë atë që është hallkë e dobët në gjyqësorin maqedonas për momentin, por gjithashtu tregues real se në cilin pjesë duhet të bëhen ndryshimet, pa cenuar parimin e pavarësisë gjyqësore.

Misioni i OSBE-së në Shkup do të zbatojë këtë projekt trevjeçar të financuar nga BE-ja. Duke monitoruar proceset gjyqësore, kjo iniciativë rajonale promovon zbatim më efikas të drejtësisë lidhur me rastet e korrupsionit serioz dhe krimit të organizuar. Në këtë kontekst, projekti kontribuon në luftën kundër korrupsionit të përhapur gjerësisht dhe sistematik dhe krimit të organizuar që kërcënon stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë në të gjithë rajonin.

Përdoruesit kryesorë përfundimtarë janë sistemet e drejtësisë penale si vegla kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Projekti do të ndihmojë gjykatat, prokuroritë dhe organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit që të rrisin kapacitetin e tyre, t’u mundësojë atyre të mësojnë nga palët e tjera të prekura, ndërsa do të ofrojë edhe njohuri të nevojshme për të ndikuar në zhvillimin e politikave për zgjidhjen e çështjeve të identifikuara gjatë projektit. Në planin afatgjatë, pas përfundimit të projektit, këto institucione pritet të përfitojnë nga marrja e mbështetjes së synuar përmes ndërtimit të kapaciteteve, përmirësimeve në shtrirjen institucionale dhe krijimin e politikave.

Related posts

Editorial: Nacionalizmi i Apasievit “djathtist” si faktor destabiliteti etnik në Maqedoni të Veriut

Z H

Ilire Dauti: Ligji për shtetësi po pengohet nga disa deputetë për pikë politike

R Zh

Jansha: Ka gjasa për përparim të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë në tetor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com