Agjencia Zhurnal.mk

Osmani akuzoi Thaçin për marrëveshjen me Serbinë në vitin 2013, të cilën e votoi edhe partia e saj

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e akuzoi presidentin Hashim Thaçi, për legalizimin e strukturave paralele serbe në institucionet e Kosovës, me marrëveshjen e nënshkruar shtatë vite me parë, nga ai, si kryeministër i Kosovës dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, shkruan Insajderi.

Sipas saj, me nënshkrimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013, ishte vendosur krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë e sovranitetit të vendit”, tha Osmani përmes një shkrimi në Facebook.

Mirëpo, atë kohë partia e Isa Mustafës dhe kolegët e Vjosa Osmanit e kishin votuar atë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, pasi duheshin 80 vota për t’u ratifikuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...