Agjencia Zhurnal.mk

Osmani: As KE-ja nuk kërkon të ndryshojë ligji për gjuhët, jemi shteti më i përgatitur në histori të BE-së

Shkup, 15 janar – Zhurnal.mk – Zv.Kryeministri Bujar Osmani sot në emisionin e mëngjesit “Utrinski Brifing” ka folur për samitet e ardhshme të BE-së të cilat pritet të mbahen gjatë vitit 2020.

Osmani bënë të ditur se BE-ja dëshiron të publikojë një raport në muajin shkurt me qëllim që të ketë ku të bazohet për vendimet që do të marin në muajin maj, informon Zhurnal.

“Në 2020tën ka tre samite vendimtare. Ne punojmë për atë në 26 mars. Raportet e rregullta të BE-së janë në prill. Nga BE dëshirojnë të publikojnë raport në shkurt që të kenë ku të bazohen për vendimin që do ta marin në maj. Por qëndrimi i tyre se nuk do të shkohet me çdo çmim në raport nëse nuk ndjehet klima se nuk mund të meret vendim në mars, që të mos ndodhë që edhe një propozim të përfundojë pa sukses në mars, dhe pastaj edhe më tej do të rriste frustrimet tek njerëzit”, është shprehur Osmani.

Osmani më tej shton se Maqedonia e Veriut është shteti më i përgatitur në histori të BE-së që ka filluar negociata. Sipas tij, këtë e kanë dëshmuar të gjitha shtetet e BE-së në muajin tetor.

“Në tetor të gjithë vlerësuan se jemi të përgatitur për fillim të negociatave. Ne nuk reteruam nga tetori që të ndryshojnë vlerësimin për neve, e ajo është që të jemi më të përgatitur nga cilido shtet në histori të BE-së që ka filluar negociata”, ka deklaruar Osmani.

Lidhur me ardhjen e Varhejlit, Osmani shprehet se nga ai pret që t’i frymëzojë për punët e bëra deri më tani, dhe se zgjedhjet e prillit do të jenë pjesëza e fundit e mozaikut për të filluar negociatat, përcjellë Zhurnal.

“Pres sot që Varhejli të na frymëzojë për punët që kemi bërë. Të na informojë deri ku ka arritur metodologjia, të na tregojë se zgjedhjet janë mesazh kyç që e dërgojnë në çdo moment më senzitiv drejt BE-së. Se zgjedhjet do të jenë pjesëza e fundit e mozaikut, që të fillojë negociata dhe se duhet të bëjmë përpjekje maksimale të sjellim ligjin për PP-në. Kemi dhe disa punë që duhet t’i përfundojmë deri në mars, por nga ana e KE-së pres që këto dy momente të kërkohen. Zgjedhje fer dhe përpjekje për sjelljen e ligjit për Prokurori”, ka deklaruar Osmani.

Sa i përket ligjit për gjuhët, Osmani konsideron se edhe Komisioni Europian nuk dëshiron dhe nuk kërkon që ligji për gjuhët të ndryshohet, sepse është arritur me vështirësi dhe me kujdes duhet të punohet në implementimin e saj.

“Nuk jemi vetëm ne, edhe KE kërkon që ligji për gjuhët të mos ndryshojë, sepse është arritur me vështirësi dhe dhuet me kujdes të implementohet e njejta. Ekziston një afat kohor prej një viti për përgatitjen e kapaciteteve dhe ai afat ende nuk ka kaluar. Ne punojmë në ndërtimin e kapaciteteve. Jemi në rrugë të duhur, është formuar Agjenci për gjuhët, inspektorat, në pjesën më të madhe të institucioneve tanimë komunikojmë në dy gjuhë”, është shprehur Osmani./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...