Osmani: Bisedimet me Bullgarinë vazhdojnë edhe pa qeveri politike në Sofje

Shkup, 21 shtator – Bisedimet me Bullgarinë për tejkalimin e dallimeve dhe zhbllokim të eurointegrimit tonë vazhdojnë edhe përkundër asaj që ende nuk ka qeveri politike në Sofje, thotë shefi I diplomacisë, Bujar Osmani.

“Komunikimi vazhdon mes ministrive të punëve të jashtme dhe në këtë periudhë po bisedohet. Vendim I imi dhe I jonë si Qeveri është se për shkak se nuk ka qeveri në Bullgari, nuk guxohet të ketë ndërprerje të bisedimeve, sepse shumë më vështirë do të ndërlidhemi në atë që është biseduar nëse lëmë hendek më të madh të komunikimit. Dhe prandaj ai komunikim vazhdon. Kuptohet se vazhdojnë edhe përpjekjet e BE-së, e madje edhe të komisarit Varheji, por edhe vendeve anëtare, para së gjithash, kryesimit slloven I cili në njëfarë mënyre ka edhe obligim të jetë ndërmjetësues në tejkalimin e kësaj çështjeje. Kështu që do të ketë takime të tilla në periudhën në vijim, do të ketë me ne, do të ketë edhe me Republikën e Bullgarisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për gjetje të zgjidhjes. Konsiderojmë se është me rëndësi sa më shpejtë të mbyllet çështja”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në selinë e partisë së tij amë, BDI në Shkup.

Ai shtoi se si bazë e bisedimeve mbetet propozimi I dhënë gjatë kryesimit gjerman, I cili është I ngjashëm me atë portugez, ndërkaq që tani e mori Sllovenia si kryesuese aktuale me Unionin.

“Unë thashë disa herë se propozimi portugez  është I ngjashëm me propozimin paraprak gjerman, të ngjashëm e ndërmori kryesimi slloven, kështu që, që të mos krijohet konfuzion se I kujt është propozimi, themi se është propozim I kryesisë dhe ende propozim I kryesisë është bazë për tejkalim të dallimeve krahas bisedimeve bilateral që I zhvillojmë të dyja palët lidhur me tejkalimin e dallimeve”, thotë Osmani.

Ai theksoi se tani për tani nuk ka moment të ri nga ai që kishte gjatë kryesimit portugez. Nga vizita e paralajmëruar e kryetares së KE-së, Ursulla Fon Der Lajen më 28 shtator në vend, theksoi se ajo është në kuadër të turnout të saj ballkanik, dhe nuk do të ketë të bëjë konkretisht me kontestin me Bullgarinë, por pret inkurajim lidhur me perspektivën e rajonit për anëtarësim në BE.

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji sot do të qëndrojë për vizitë në Bullgari, kumtoi Komisioni evropian. Siç lajmëroi korrespondenti I MIA-s nga Sofja, gjatë vizitës janë planifikuar takime me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev.

Nuk kumtohen hollësi për bisedimet në Sofje, por njerëz të njoftuar me vizitën pohojnë, siç transmetoi Radioja nacionale bullgare, se temë e bisedimeve do të jetë vetoja e Bullgarisë për fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Kjo është vizita e dytë e eurokomisarit Varheji në Bullgari, pasi që më 21 maj, të këtij viti, së bashku me ministrin portugez të Punëve të Jashtme, Augusto Santos Silva mbajtën disa takime me përfaqësues të lartë bullgarë.

Related posts

Koment / Pse Ali Ahmeti po i frikësohet më shumë Taravarit se krejt Aleancës për Shqiptarët?

Redaksia

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

N E

Përfundoi trajnimi për udhëheqjen me ciklin projektues për punonjësit e AZGJ-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More