Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani – Borisov: Duhet të bëjmë urë për fqinjësi dhe jo urë të rrënuar ku Maqedonia nuk mund të kalojë

Shkup, 9 tetor – Zhurnal.mk – BG NES ka publikuar një video nga takimi i sotëm të kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani.

Bëhet fjalë për një takim të shkurt para mbledhjes zyrtare të Osmanit me ministren për punë të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Borisov thotë se qytetarët e Maqedonisë duhet ta dinë se Bullgaria ka dhënë mbështetjen më të madhe për Maqedoninë drejt integrimit në BE por këtë urë ndihmëse populli i Maqedonisë nuk duhet ta rrënojë që të mos mund të kalojë.

“Qytetarët tuaj duhet ta dinë se Bullgaria jep dhe ka dhënë mbështetjen më të madhe dhe se ne duhet vetëm ta bëjmë historinë urë për fqinjësi dhe afrim, dhe jo një urë të rrënuar ku Maqedonia e Veriut nuk mund të kalojë. Dmth këtu nuk duhet të ketë lojëra politike”, tha Borisov.

Sipas tij, perspektiva dhe momenti janë me rëndësi të veçantë dhe do të ishte mëkat kundër historisë nëse liderët e tanishëm në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut nuk gjejnë kompromis. “As bota nuk do të na kuptojë”, tha Borisov.

Për momentin Bullgaria kërkon kushte shtesë për Maqedoninë e Veriut nga vendet anëtare të BE-së, dhe njëkohësisht kërkohen bisedime më të shpejta të komitetit historian për çështje historike, para se gjithash për statusin e Goce Dellçev.

Vizita e Osmanit vjen pak para takimit mes dy kryeministrave Borisov dhe Zaev e cila duhet të mbahet para 10 nëntorit.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Vazhdon gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”

Z H

ESHS: Regjistrimi po zhvillohet pa probleme, aplikacioni për diasporën është i sigurt

Z H

Nikollovski: Vazhdimisht do të shqyrtohet realizimi i Planit për korrupsion

Z H

Mot me diell dhe me erë për fundjavë shi dhe temperatura më të ulëta

Z H

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...