Osmani dënon sulmet e Iranit, por edhe të Izraelit në Gaza

nga Xh M

Shkup, 14 prill – Kryediplomati Bujar Osmani, njëherazi edhe kandidat i Frontit Europian për President, ka dënuar sulmet e Iranit kunder caqeve izraelite, duke bërë thirrje për gjakftohtsi, ndërkohë që ka komentuar edhe rrethanat e rënda në Gaza.

“Çdo dhunë është e dënueshme, qoftë nga Irani, Izraeli apo Hamasi”, ka deklaruar Osmani.

“Ne e dënojmë këtë sulm ashtu siç i kemi dënuar sulmet e mëparshme dhe siç do t’i dënojmë sulmet e mundshme hakmarrëse të ardhshme që paralajmërohen. Fuqishëm e dënojmë këtë sulm, për shkak se minon përpjekjet për të stabilizuar situatën në rajon. Kujtojmë situatën shumë të vështirë të popullatës civile në Gaza, ku Izraeli mban përgjegjësinë e tij për vuajtjet e civilëve, të cilën ne gjithashtu e dënojmë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More