Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani dhe ambasadori turk flasin për krijimin e institucioneve të reja

U.d. presidentes  Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Osmani dhe ambasadori Sakar diskutuan për raportet bilaterale mes dy shteteve, duke potencuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe raportet e mira mes shteteve.

“Presidentja në detyrë është shprehur falënderuese për ndihmën që shteti turk i ka ofruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj në fusha të ndryshme, e sidomos tash së fundmi përgjatë pandemisë. Ajo ka theksuar faktin se Turqia ka ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve në faza të ndryshme që ka qenë ndihmë e madhe për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Sakar ka uruar Osmanin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke konstatuar se vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i qartë dhe se i njëjti duhet të jetësohet përmes krijimit të institucioneve të reja.

Postime të ngjashme

BE do të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën

N E

Driton Selmanaj : LDK gaboi që e votoi Vjosa Osmanin

N E

SHBA dhe Britania e Madhe: Duhet të rishikohet roli i UNMIK-ut në Kosovë

N E

Donika Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Babain ma ka vrarë regjimi i Beogradit, pavarësia punë e kryer

N E

Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë

S.B.

Haxhiu tregon se a do të konfiskohet edhe pasuria e qytetarëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...