Maqedoni

Osmani dhe Dimitrov të bindur se Bullgaria nuk do të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov, të cilët sot bënë pranim-dorëzimin e funksioneve zëvendëskryeministër i Çështjeve Evropiane dhe ministër i Punëve të Jashtme, nuk presin pengesa nga Bullgaria fqinje në procesin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Zëvendëskryeministri i sapozgjedhur për Eurointegrime Dimitrov tha se Bullgaria nuk përfiton nga ndërlikimi i ardhmërisë evropiane të Republikës së Maqedonisë të Veriut.

“Jam i bindur për këtë, sepse kishin rol të madh kur ata kishin udhëheqjen me Bashkimin Evropian, me Samitin në Sofje pikërisht në hapjen e Evropës dhe kthimin e zgjerimit lartë në agjendën e BE-së. Lidhur me këtë çështje, ne do të kemi plotësim me Bujarin sepse nga njëra anë prek marrëdhëniet fqinjësore, kurse nga ana tjetër e ardhmja evropiane e vendit”, tha Dimitrov.

Sipas tij, qëndrimi i përbashkët këtu është se çështja e vetë-prononcimit dhe vetëvendosjes në lidhje me popullin e Maqedonisë dhe maqedonasit që flasin gjuhën maqedonase nuk mund të jetë në kundërshtim me Bashkimin Evropian i cili, siç tha ai, bazohet në vlerat evropiane duke përfshirë pasurinë e diversitetit dhe të drejtën për vetëvendosje.

“Gjuha maqedonase është puna jonë dhe për ne kjo çështje është mbyllur, posaçërisht pas finalizimit të letërnjoftimit të vendit në Kombet e Bashkuara. Në këtë kontekst, do të kërkojmë arsyeshmëri dhe këmbëngulje për të kapërcyer të gjitha çështjet me Bullgarinë fqinje. Nuk do të jetë e lehtë, mendoj se duhet të jemi të sinqertë, problemi paraqet sfidë të madhe, por ne kemi treguar se nuk kemi frikë nga sfidat, do të përballemi me ndershmëri, drejtpërdrejt, duke ditur se çfarë duhet të investojmë dhe çfarë duhet të mbrojmë në aspektin e interesit kombëtar”, tha Dimitrov .

Shefi i ri i diplomacisë Osmani tha se megjithëse Bullgaria kishte vërejtje të njëanshme në takimin e Këshillit Evropian, ata megjithatë ranë dakord për vendimin për të filluar negociatat me BE-në dhe se nuk sheh interes në asnjë vend në rajon, përfshirë edhe Bullgarinë, për të penguar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Lidhur me kornizën e negociatave dhe marrëdhëniet me Bullgarinë, unë besoj se një Maqedoni e Veriut e qëndrueshme dhe premtuese është parakusht për një rajon evropian të qëndrueshëm dhe premtues dhe është në interes të të gjitha vendeve në rajon, përfshirë edhe Bullgarinë. Ata e thanë këtë në samitin e Këshillit në mars, kur, megjithë vërejtjen e njëanshme, dhanë votën për vendimin për të filluar negociatat. Unë mendoj se të dy vendet kishin kapacitet të mjaftueshëm aspirues për të zgjidhur amplituda ditore të ndryshimeve në çështjet e kontesteve, por sa i përket linjave strategjike rruga evropiane e vendit nuk duhet të bllokohet, ne kemi marrëveshje këtu”, tha Osmani.

https://www.facebook.com/watch/?v=669925076947182&extid=VwuJqfbKP2m9tvtI

Postime të ngjashme

Spasovski: Shtëpitë e qytetarëve nuk guxon t’i cenojë askush, por ka mekanizma për kontrolle

XH,I

LSDM nesër do të mbajë Kongres digjital

admin

Çmimi i energjisë elektrike, protesta në disa qytete

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...