Osmani dhe kancelari gjerman flasin për angazhimin e përbashkët në integrimin e euroatlantik të Kosovës

nga D V

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian, ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me kancelarin gjerman ka pasur një diskutim të rëndësishëm.

“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani po qëndron në Britaninë e Madhe ku po mbahet takimi i katërt u Komunitetit Politik Evropian, i cili ka mbledhur liderët e shteteve evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More