Osmani dhe Morton nesër do të mbajnë takimin e parë të Këshillit për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim midis MV dhe MB

Shkup, 13 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të jetë nikoqir i ministres për Evropë dhe SHBA-në në Mbretërinë e Bashkuar, Uendi Morton, e cila po qëndron për vizitë pune në vendin tonë.

Qëllimi i vizitës, siç njofton MPJ-ja është mbajtja e takimit të parë inaugurues të Këshillit për partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku nga ana e Maqedonisë së Veriut do të bashkëkryesojë Ministri Bujar Osmani, ndërsa nga ana e Mbretërisë së Bashkuar do të bashkëkryesojë ministrja Uendi Morton.

Këshilli do të konsiderohet si organi më i lartë punues për implementimin e Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, që do të ketë rolin e koordinatorit të zbatimit të dispozitave nga Marrëveshja dhe zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu në kuadër të Këshillit është paraparë që Ministrat të nënshkruajnë Rregullore për punë, si kornizë përmes së cilës do të zhvillohet bashkëpunim i plotë në kuadër të këtij organi. 

Related posts

Në Tabanoc dhe në Bogorodicë pritet një orë

D V

Befason Elmi Aziri: ASH-AAA është e gatshme të përkrahë Bilall Kasamin në Tetovë

D V

Enti Shtetëror i Statistikës beson për një regjistrim të sigurt

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More