Kosovë

Osmani: Edhe ata që dënohen me vdekje thonë diçka në fund, mua s’më lanë

Zhurnal Ads

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur sot për përjashtimin nga LDK-ja duke thënë në këtë subjekt nuk iu janë arsyetuar për largimin.

Osmani ka deklaruar se ajo nuk ka parë as emrat që kanë votuar për përjashtimin e saj.

Kryetarja e Kuvendit thotë se edhe në raste kur njerëzit dënohen me vdekje, ju jepet e drejta që të thonë diçka para dënimit.

“Është bërë në mënyrë online votimi, përmes e-mailit, emrat janë fshirë edhe nga uebfaqja, nuk më është dhënë e drejta elementare, edhe në raste që para se të shpallet vendimi përfundimtar me vdekje, i pyesin a kanë diçka për të thënë, as kjo mundësi nuk më është dhënë as përmes e-mailit”, ka thënë Osmani.

Ajo thotë se nuk e ka pritur që LDK-ja të shkojë kaq larg, teksa vendimin për përjashtim e ka quajtur absurditet.

“Unë nuk kam pritur që shkojnë aq larg, me një absurditet të tillë. Ky vendim është kërcënim për secilin anëtar të LDK-së që guxon të mendojë ndryshe, edhe pse nuk kam votuar kundër qeverisë sepse nuk kam qenë fare prezent”, tha kryetarja e Kuvendit në Tv Syri.

Ajo thotë se është hera e parë që dikush përjashtohet pse ka menduar ndryshe.

Postime të ngjashme

Gjakovari vjedhi 10 euro në një tyrbe

admin

Gashi: Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk janë njoftuar për mbajtjen e kësaj seance

D XH

Deputeti i VV-së tregon se me çfarë mjetesh do ta ndalin hyrjen e Selmanajt në Kuvend

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...