Agjencia Zhurnal.mk

Osmani: Emri i Elenovskit aspak nuk është në lojë

Shkup, 6 gusht – Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thotë se për formimin e qeverisë do të bisedojnë me të gjitha partitë politike. Së pari,  thotë bisedojmë me partnerët e tanishëm të koalicionit LSDM, por nuk e përjashtojmë mundësinë për biseda edhe me partitë tjera.

“Këto ditë ka aq shumë informata të paverifikuara nga të gjitha anët që nuk mund të arrijmë t’u përgjigjemi të gjithëve. Kërkojmë që opinioni të presë të gjitha informatat t’i marrë nga  partitë politike, të cilat janë pjesëmarrëse në formimin e shumicës, ndërsa ato informata do të jenë në kohë dhe zyrtare. BDI-ja bën  përpjekje serioze që këto ditë sa më shpejtë që është e mundur të formohen institucionet. Qytetarët kanë nevojë sa më shpejtë të formojnë qeveri dhe institucione që të ballafaqohen me të gjitha sfidat. Jam optimist se shumë shpejtë do të gjejmë zgjidhje”, tha Bujar Osmani, duke qenë mysafir në lajmet e televizionit Sitel.

Së pari, thotë ai, biseduam me partnerët tanë të tanishëm, me të cilët ishim tre vjet në koalicion, por nuk e përjashtojmë as opsionin e bisedave me të gjitha partitë politike.

“Konsiderojmë se është e shëndetshme të bisedohet me të gjithë, me qëllim që të shqyrtohen qëndrimet e të gjitha partive politike që të vjen deri te një zgjidhje e qëndrueshme, me qëllim të formimit më të shpejtë të institucioneve. Kryetari Ahmeti e udhëheq këtë proces dhe nuk i përjashton të gjitha partitë politike në biseda”, tha Osmani

Sipas tij, absolutisht nuk është i saktë informacioni se Lazar Elenovski do të jetë kryeministër.

“Ne patëm kandidat për kryeministër në zgjedhje dhe spekulimet e tilla janë me qëllim që t’i bëjnë dëm BDI-së dhe procesit. Për momentin kur do të ketë diçka konkrete, qytetarët do të informohen. Mendoj se ekziston një zgjidhje optimale, e cila do të jetë në interes të qytetarëve dhe të shtetit”, deklaroi Bujar Osmani.

Për TV 21, megjithatë, Osmani informon për takimin mes liderit të partisë Ali Ahmeti dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev,  të cilin e vlerësoi si konstruktiv. Ai nuk dëshironte të nxjerrë hollësira nga takimi, sepse,  tha, nuk është korrekte t’i publikojnë të gjitha pozitat.

“Sot më së shumti u bisedua për kthim të besimit të humbur gjatë fushatës zgjedhore, me qëllim që të krijohen parakushte për vendosje në tryezë të pozitave tona. Duhet edhe pak durim gjatë takimeve në ditët e ardhshme”; theksoi Osmani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...