Agjencia Zhurnal.mk

Osmani: Është nisur ndihmë prej 5000 testeve, maskave dhe skafanderëve nga Republika e Kinës

Shkup, 17 prill – Zhurnal.mk – Republika e Kinës ka nisur për në Shkup ndihmë prej 5000 testeve dhe materialeve mbrojtëse, si maska, skafanderë etj, informon Zhurnal.

Ndihmat së pari do të nisen për në Stamboll, e pastaj me ndihmë të Turqisë, do të sillen në Shkup.

Për këtë bëri të ditur zv.kryeministri i vendit Bujar Osmani. Ai faleminderoi edhe ekipin e Sekretariatit për Çështje Europiane për angazhimin dhe punën e palodhshme gjatë kohës së pandemisë.

“Ndihma nga Republika Popullore e Kinës me mbi 5000 teste dhe materiale mbrojtëse, maska , skafanderi u nis nga Shangai për Stamboll. Po organizohemi për ta sjell në Shkup!
Faleminderit RP të Kinës.
Faleminderit tê punësuarve në Sekretariat për Çështje Evropiane për punën e palodhshme!”, ka shkruar Osmani./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...