Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani falënderon Greqinë për mbështetje – shpreson për njohje formale

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, sot është takuar me ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ajo e ka falënderuar Greqinë për mbështetjen, duke shpresuar që ajo të konkretizohet me njohjen formale të shtetit të Kosovës.

“Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy vendeve, me fokus të posaçëm në sferën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën plotë:

Për më tepër, u diskutua edhe për zhvillimet në fushën e dialogut dhe procesin e integrimit evropian, me ç’rast falënderoi Greqinë për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave. 

Kryetarja Osmani theksoi se Kuvendi i Kosovës ka përcaktuar vijat e kuqe në raport me dialogun me Serbinë.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për situatën me menaxhimin e pandemisë, efekteve të saj si dhe vështirësitë ekonomike.

 Më tej, kryetarja e Kuvendit ka shfaqur interesimin për zhvillimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe në këtë kontekst e ka njoftuar ministrin grek për konstituimin e Grupit të miqësisë me Greqinë.

Postime të ngjashme

Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

T E

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

Covid 19 në Kosovë/ 488 të infektuar dhe 8 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...