Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Osmani falënderon shefin e BE-së, Szunyog për vaksinat që janë siguruar nga BE-ja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin që pati sot me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, shprehu mirënjohje pas vendimit të fundit të BE-së për të ndarë një sasi të vaksinave për qytetarët e Kosovës. Ata biseduan edhe për reformimin e sistemit zgjedhor në vend, liberalizimin e vizave e çështje tjera me rëndësi. 

Sipas një njoftimi për media, Osmani ka thënë se sigurimi i vaksinave është prioriteti kryesor për institucionet e vendit.

“Sigurimi i vaksinave është prioriteti kryesor për institucionet e vendit, andaj jemi tejet falënderues për sigurimin e 95 000 vaksinave nga ana e BE-së për qytetarët tanë. Është shumë e rëndësishme të kuptohet me seriozitet dhe të komunikohet qartë gjendja e rëndë me pandeminë në vendin tonë, në mënyrë që kjo të reflektohet në kriteret përcaktuese për ndarjen e vaksinave përmes nismave si kjo e BE-së dhe ajo e COVAX-it”, ka theksuar presidentja Osmani.

Në takim, Osmani foli për prioritetet programore gjatë mandatit të saj, duke vënë theks të veçantë në politikën e jashtme, fushën e sigurisë, sundimin e ligjit e me ç’rast theksoi se e mbështetë plotësisht procesin e vettingut, duke e konsideruar edhe si parakusht për sundimin ligjit  dhe demokracisë në vend.

Osmani tha se do të punohet paralelisht edhe për arritjen e objektivave zhvillimore në përputhje me Agjendën e Gjelbër Evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Në takim, presidentja Osmani theksoi se pret bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së dhe përkrahje nga aleatët evropian rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës., duke garantuar përkushtimin e institucioneve në vend për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani tha se edhe BE-ja duhet t’i përmbushë obligimet që dalin nga kjo marrëdhënie kontraktuale.

Palët diskutuan edhe për nevojën për reformim të sistemit zgjedhor në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale, teksa u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë drejt avancimit të Republikës së Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

Postime të ngjashme

​Zemaj: Albin Kurti e Arben Vitia sot kanë rrezikuar qytetarët e Kosovës

S.B.

Norvegjia ia dhuron 100 respiratorë Qendrës Mjekësore të FSK-së

S.B.

49 raste pozitive dhe dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

S.B.

Pahori në Serbi: Nga samiti Bërdo-Brioni do t’i dërgojmë mesazh BE-së se vendet e Ballkanit duhet të hyjnë bashkë në BE

S.B.

Mbyllet një biznes dhe dënohen 23 të tjera për mosrespektim të masave antiCovid-19

S.B.

Pas tollovisë së sotme, policia vendos rrethoja të hekurta në oborrin e sallës “1 Tetori”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...