Osmani fillon përgatitjet për themelimin e Komisionit të Drejtësisë Tranzicionale, takon organizatat joqeveritare

nga D V

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të disa organizatave joqeveritare në Kosovë, ku u diskutua rreth përgatitjeve për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.

Në njoftimin për media u tha se themelimi i këtij Komisioni rrjedh nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës, ndërsa procesi i funksionalizimit të tij do të vazhdojë në javët në vijim, në bashkëpunim me organizatat përfaqësuese të viktimave të luftës në Kosovë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e organizatave joqeveritare në proceset që lidhen me drejtësinë tranzicionale dhe falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë proces”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More