Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj sulmit fizik në drejtim të gazetarit, Visar Duriqi, ku ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes.

Ajo po ashtu ka ftuar organet e rendit që sa më parë t’i identifikojnë autorët dhe ata të përballen me drejtësinë.

Osmani u shpreh se gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtet kundrejt tyre janë grushte ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik.

“Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes. Ky është edhe njëri nga ktiteret mbi të cilin janë ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës. Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave, të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe.

Organet e rendit sa më parë duhet t’i identifikojnë autorët dhe ata të përballen me drejtësinë. Në shoqëritë demokratike, secili e ka punën e vetë. Gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtet kundrejt tyre janë grushte ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik. Gazetarit Duriqi i urojmë shërim të shpejtë dhe kërkojmë që rasti të zbardhet sa më parë!”

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...