Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Osmani ‘godet’ BE-në për punën e dialogut: Kërkoni Serbisë ta ndërrojë Kushtetutën

Prishtinë, 23 nëntor, Zhurnal-ks – U.d. Presidentja, Vjosa Osmani mbajti takim virtual me shefin e Zyrës së  BE-së, Tomáš Szunyog.

U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani sot ka mbajtur një takim virtual me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë në relacionet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Osmani ritheksoi se për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë.

“Në mënyrë që marrëveshja që do të arrihej në Bruksel të gjejë implementim dhe të konsiderohet e pranueshme në vendin tonë, konsideroj që duhet të punohet në mënyrë aktive drejt unifikimit të qëndrimeve dhe kërkesave të tërë spektrit politik në vend. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë Osmani, raporton lajmi.net.

Në këtë bashkëbisedim online, u diskutua edhe për marrëveshjen e fundit në mes të Republikës së Kosovës dhe BE-së për sigurim të stabilitetit makroekonomik si dhe përballjen me pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia. 

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...