Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani: Holokausti – tragjedi që nuk guxon të harrohet

Shkup, 27 janar – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani mbajti fjalim në mbledhjen komemorative me rastin e shënimit të 27 janarit – Ditës Ndërkombëtare të përkujtimit të Holokausit, ditë për t’i kujtuar dhe nderuar mbi gjashtë milion fëmijë, gra dhe burra duke i përfshirë 7,144 hebrenj nga Maqedonia e Veriut, të cilët jetët e tyre i humbën në Aushvic- Birkenau, Treblinka dhe në llogoret tjera të vdekjes, përcjell Zhurnal.mk

“Obligimi ynë civilizues është që të luftojmë, çdoherë dhe pa kompromis, duke e kthyer kujtimin në veprim, kundër relativizimit të së keqes, shtrembërimit të historisë, mohimit të fakteve dhe të vërtetës për Holokaustin. Të themi zëshëm dhe qartë JO!- për antisemitizmin, racizmin, ksenofobinë dhe anët tjera të jotolerancës’’, theksoi Osmani. Duke folur për rëndësinë e holokaustit si një tragjedi që nuk guxon  as harrohet, dhe as të jetë dita e vetme që do ta përkujtojmë me holokaustin, Osmani theksoi:

“Të gjithë ne duhet në mënyrë të përbashkët dhe individuale të punojmë në drejtim të përhapjes së vlerave universale, përforcimin e kohezionit social, investimit në arsim dhe të rinjtë, në zhvillimin dhe ngritjen e vetëdijes për vlerën e ekzistimit dhe respektin e të gjitha dallimeve në një shoqëri pluraliste”.

Në mbledhjen komemorative e cila u mbajt online, fjalime të tyre kishin edhe Kryetarja e Kuvendit të Bashkësisë Hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Radojka Helman – Denkovska, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein, Ambasadori jorezident i Shtetit të Izraelit, Dan Orijan, si dhe Fahri Hiseni, koordinator i projektit regjional në Shtëpinë e Ana Frankit nga Amsterdami ,,Histori-mësime për të tashmen‘‘ nga Forumi Arsimor Rinor nga Shkupi.

27 janari është dita kur është çliruar kampi famëkeq Aushvic – Birkenau dhe me Rezolutë të Kombeve të Bashkuara nga 1 nëntori 2005, është përcaktuar si Ditë Ndërkombëtare e viktimave të Holokaustit, të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtar me përgjegjësi dhe respekt në bashkësinë ndërkombëtare, tradicionalisht e shënon këtë ditë tashmë në shumë vite. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...