Agjencia Zhurnal.mk

Osmani, Hysa dhe Dimitrov nderohen me mirënjohje për kontributin e tyre në proceset integruese

Shkup, 8 maj – Në kuadër të shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në bashkëpunim me Komunën e Çairit këtyre ditëve organizuan edicionin e pestë tradicional, kushtuar kësaj dite të rëndësishme, me moton “Ditët e Evropës”, ku të pranishëm ishin, ministra, diplomatë, gazetarë, profesorë universitarë dhe studentë.

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në fjalën e tij të rastit, theksoi rëndësinë e Bashkimit Evropian, dhe përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve euro-atlantike.

Me këtë rast, drejtori i ISPN, prof. dr. Ylber Sela dhe Kryetari i Komunës së Çairit, prof dr. Visar Ganiu, me mirënjohje dhe me plaketë me portretin e humanistes Nënë Tereza për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm të dhënë në proceset integruese të vendit dhe rajonit i nderuan zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Nikolla Dimitrov, ish-ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysën, gazetaren, Dijana Toska dhe gazetarin nga diaspora Dashnim Hebibi.

Diplomatit Hysa, çmimi iu nda për mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave demokratike euroatlantike në rajon, për kontributin e dhënë diplomatik në përforcimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për angazhimi e tij për barazinë e shqiptarëve.

“Ndonëse puna e një ambasadori nuk duket, është e heshtur dhe se kryesisht ajo zhvillohet “prapa perdes”, megjithatë, një mirënjohje e këtillë shpresoj që të jetë vlerësim dhe aprovim i angazhimit tim diplomatik në përforcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje, të cilat ndajnë shumë interesa të përbashkëta”, tha Hysa duke shprehur falënderimin e tij.

Në kuadër të këtij manifestimi Organizatorët ndanë mirënjohje edhe për studentët për ese më të mirë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...