Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Osmani i bindur se Bullgaria nuk do të pengojë rrugën e Maqedonisë për në BE

Zhurnal Ads

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nuk do të reagojë ndaj memorandumit bullgar dërguar vendeve anëtare të BE-së, lidhur me kombësinë dhe gjuhën maqedonase, informon Zhurnal.

Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, sot deklaroi se me Zaharievën është dëgjuar para publikimit të dokumentit, dhe përsëriti se dy vendet duhet të respektojnë marrëveshjen për fqinjësi të mirë, me qëllim që të tejkalohen dallimet, ndërsa sa i përket çështjeve historike, të mos përzihet politika.

Osmani është i bindur se Sofja zyrtare nuk do ta bllokojë fillimin e negociatave, dhe se konferenca e përbashkët ndërqeveritare do të mbahet në dhjetor. Ai është i bindur gjithashtu se çështja me Goce Dellçevin nuk do të paraqet problem dhe nuk do të vendoset si kusht.

Ndërkohë, deputeti Antonio Milloshoski ka kërkuar që Kuvendi të miratojë deklaratë për vërtetimin e identitetit maqedonas, si kundërpërgjigje e deklaratës së Kuvendit bullgar.

Nga ana tjetër, kryetari i ekipit të ekspertëve nga pala maqedonase, Dragi Gjorgiev, konsideron se memorandumi i Bullgarisë nuk kontribon në zgjidhjen e suksesshme të çështjeve historike.

Sipas tij, mohimi i kulturës dhe gjuhës maqedonase, nuk mund të jetë kërcënim për vlerat evropiane dhe në asnjë bazë nuk mund të paraqet veprim antibullgar, sepse ekzistojnë lexime të ndryshme historike, por të njejtat nuk duhet të çojnë në konflikt.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Matura shtetërore do të mbahet, pytjet do të jenë më të thjeshta

Z H

Përsëri mbledhje e ambasadorëve në BE për zgjerim, por gjasat për negociata janë pothuajse 0

Z H

Qentë e rrugës kalojnë nëpër korridoret e spitalit në Kërçovë

T E

Kursimtarët “Eurostandard” në protestë

E.E.

Inspektorati i tregut këtë vit planifikon 19.211 inspektime

T E

Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 35 gradë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...