Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani: I kemi ulur shpenzimet si asnjëherë më parë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë gjatë kohës sa ajo është në krye të këtij institucioni, janë ulur shpenzimet si asnjëherë më parë. Ajo ka thënë se ka pasur zero shpenzime në mëditje zyrtare e fare pak shpenzime në dreka e darka.

Osmani ka thënë se kryesia e Kuvendit ka miratuar vetëm një vendim lidhur me procedura tenderuese, që është lifti për personat me aftësi të kufizuara.

“Ekziston vetëm një vendim që nga shkurti e deri tani që ne e kemi miratuar në kryesinë e Kuvendnit të Kosovës, dhe kemi kërkuar që të fillojnë procedurat tenderuese, vetëm një, dhe ajo është lifti për nevojat me nevoja të veçanta. Asnjë kërkesë tjetër, asnjë tender, asnjë shpenzim tjetër ne si kryesi e Kuvendit nuk e kemi kërkuar dhe as miratuar, dhe nëse i shikojmë edhe vet raportet e shpenzimeve për këtë mandate, ju do të shihni që ka minimum 10-15 fish më pak shpenzim tek veturat, askush nga kabineti im nuk shfrytëzon veturë, do të shihni që ka shumë më shumëfish më pak shpenzime në dreka e darka e mëditje zyrtare, madje zero të mëditjet”, tha Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Teuta Haxhiu, ngriti shqetësim për punimet që po bëhen në ndërtesën e Kuvendit, pjesë kjo në të cilën ishte investuar dy vjet më parë, të cilën e quajti ‘investime koti në Kuvend’.

“Një temë tjetër që duhet tan gris këtu janë investimet koti. Për mua është investime koti ai që po ndodh në Kuvendin e Kosovës përkatësisht në aneksin. Para dy vitesh, aneksi është ndërtuar dhe unë nuk e di nuk e kam të qartë pse pas dy vitesh u dashtë të bëhen rinovime të cilat unë nuk po i shoh me përjashtim të disa dritareve që janë ndërruar. Pyetja ime është a është ndëshkuar kompania që ka kryer punimet para dy vitesh, kush jep llogari këtu, pse këto shpenzime koti dhe një problem në vete është shqetësimi që marrë nga punëtorët që keqtrajtohen, punëtorët që po i kryen punimet”, tha Haxhiu.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se kanë kërkuar në kryesi raport lidhur me shpenzimet që janë kontraktuar në mandatin e kaluar.

Gjithashtu, tha se do të kërkojnë nga kompania që po kryen punimet që t’i trajtojë dinjitetshëm punëtorët./KosovaPress/

Postime të ngjashme

Ish-deputeti i LDK-së: Në udhëheqësinë e partisë, duhet të thyhet monopoli

T E

Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: Thoshte se fitoj me duar në xhepa

T E

U shënua 24-vjetori i rënies së heroit Besnik Restelica

T E

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

T E

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...