Kosovë

Osmani ia ndërpret mandatin anëtarit të Listës Serbe në KQZ

Zhurnal Ads

Prishtinë, 21 nëntor, Zhurnal-ks – U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sot ka marrë vendim t`ia ndërpresë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikalo.

Ky vendim është marrë pasi që Rikalo, ditë më parë nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.

“Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47,  25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016  për  strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendimin e u.d. Presidentes Osmani.

Postime të ngjashme

LVV-ja nuk e përkrah Haradinajn për pozitën e presidentit, ofertën e quan pazar politik

S.B.

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi

T E

Osmani: Do ta shfuqizoj vendimin për konsull në Pragë, u bë nga Thaçi e jo nga unë

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...