Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Osmani ka shfuqizuar dekretet për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Pak pas emërimit të Flakron Shalës, djalit të deputetit, Haxhi Shala, si konsull në Pragë, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar këtë dekret dhe tri dekrete të tjera – për konsujt në Lubjanë, Shkup e Tiranë, njofton Insajderi.

Osmani bën të ditur se këtë vendim e ka marrë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese që i ka “si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore”.

Sa i përket tri rasteve të para (Pragë, Lubjanë dhe Shkup) nga zyra e Osmanit shpjegojnë se “bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada”.

“Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës”.

Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, “propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...