Agjencia Zhurnal.mk

Osmani: Kam thirrë koordinim lidhur me deklaratat e fundit nga Bullgaria

Shkup, 24 prill – Zhurnal.mk – Zv.kryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani në një deklaratë për MKD ka bërë të ditur se ka thirrë koordinim lidhur me temën që së fundmi po flitet lidhur me deklaratat nga Bullgaria për mos përdorimin e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në BE, informon Zhurnal.

Siç flitet ditëve të fundit, Bullgaria do ta kushtëzojë datën për negociata për integrimin e vendit në BE.

Në këtë deklaratë, Bullgaria kërkon ndalimin e përdorimit të gjuhës maqedonase në BE, dhe të përdoret vetëm termi “gjuha zyrtare e RMV”, Maqedonia duhet të harojë “pakicën maqedonase në Bullgari”, do të duhet të përfundojë obligimet me komisionin për çështje historike, nëse dëshiron të vazhdojë negociatat me BE-në.

“Është e qartë se bëhet fjalë për pozitë e një vendi anëtare, ndërsa ajo pozitë nuk është futur në konkluzionet, por vetëm në procesverbalin si pozitë njëpalëshe. Mendoj se me fqinjin tanë duhet të vazhdojë komunikimi edhe në nivel politik edhe në atë ekspert, me qëllim të menaxhohet edhe kjo sfidë. Mendoj se marrdhëniet tona kanë kapacitet të mjaftueshëm për t’u tejkaluar kjo gjendje dhe kjo të mos ndikojë në dinamikën e negociatave”, thotë Osmani dhe shton se deri tani për këtë është biseduar me disa vende anëtare të BE-së./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...