Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani: Kemi një mesazh për kapësit e shtetit, “ecni rrugës, sepse ndryshimi po vjen”

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

Kandidatja për deputete në listën e kësaj partie, Vjosa Osmani, duke bërë thirrje që të votohet LVV-ja, ka dhënë një mesazh edhe për partitë e tjera, që siç i ka quajtur ajo kapësit e shtetit.

“Nuk ka asgjë më të mirë e më të ngrohtë sesa dashuria që e kemi marrë nga secili prej jush anekënd Kosovës. A e dini se cila është porosia që kemi marrë kudo që kemi shkuar: 127. Vota për numrin 127 është votë kundër korrupsionit. E kemi një mesazh për kapësit e shtetit: ‘ecni rrugës, sepse ndryshimi po vjen’”, ka thënë Osmani.

Ndërsa kreu i LVV-së Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në këtë tubim tha se bashkëpunimi me Osmanin ka qenë një fuqizim për ndryshimin që sipas tij pritet të ndodhë në vend.

“Pas 10 ditësh fushate të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas qindra takimeve me ju nga çdo cep i Republikës, ndryshimi që keni kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. Këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimi që kemi bërë: LVV-ja dhe Lista Vjosa. Ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT”, ka thënë ai.

Postime të ngjashme

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

D V

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

D V

Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

D V

Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Abdixhiku takon kandidatët për kryetar komunash: Vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh është pika që na bashkon

D V

Gërvalla takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës, flasin për institucionalizim të bashkëpunimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...