Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani: Kemi vonesa në sigurimin e vaksinës anti-COVID, pritet të arrijnë para muajit prill

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani gjatë një vizite që ia bëri Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka thënë se vonesa në sigurimin e vaksinës antiCOVID-19 nuk arsyetohet.  

Osmani tha se përgjegjësia duhet të kërkohet tek Qeveria, ndërsa sipas saj vaksinat anti-COVID-19 pritet të sigurohen para muajit prill.

“Kam diskutuar me një numër të madh të ndërkombëtarëve tanë, përfshirë dhe Bashkimin Evropian. Mendoj që kemi vonesa të cilat nuk do duhej të arsyetoheshin. Shtetet tjera të rajonit janë para nesh, dhe duhet të kërkojmë përgjegjësi nga qeveria pse kjo vonesë. Pritet që vaksinat të vijnë para prillit”, ka thënë ajo.

Osmani po ashtu tregoi se shtetet e rajonit të cilat kanë siguruar vaksina, kanë siguruar numër më të madh të tyre dhe siç potencoi ajo do të kërkojnë ndihmë nga këto shtete të cilat kanë shtesa të vaksinave dhe t’i sjellin në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Do të kërkojmë ndihmë nga këto shtete të cilat kanë shtesë të vaksinave. Në mënyrë që qytetarët tanë të pajisen me këto vaksina para prillit. Sapo vaksina të jetë e disponueshme, natyrisht që do ta marr dhe unë. Prioritet e kemi vaksinimin e personelit shëndetësor, personat mbi 60 vjeç dhe me probleme kronike”, tha Osmani.

Ajo duke folur për hyrjen e vaksinave antiCOVID-19 në veri të vendit, tha se organet e drejtësisë në vend janë duke e hetuar rastin dhe se ky veprim i Serbisë është shkelje flagrante e marrëveshjes së Brukselit.

“Jemi njoftuar që institucionet e drejtësisë janë duke hetuar rastin. Jo vetëm që është shkelje flagrante e marrëveshjes së Brukselit, por kjo dëshmon që Serbia është nënshkruese dhe kurrë zbatuese e marrëveshjeve”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu se investimi në sektorin e shëndetësisë nuk është investim sektorial, por investim që i prekë të gjitha sektorët e jetës.

“Është një situatë ku jemi në prag të festave. Shumica dërrmuese prej nesh do ta kemi një kohë të shkurtër pushim, e mjekët infermierët çdo ditë kujdesen për pacientët pas asnjë ditë pushim. Në kushte të vështira për punën e tyre në mënyrë që të mbrohet shëndeti i popullatës tonë. Investimi në shëndetësi nuk është investim sektorial por që i prek të gjitha sektorët e jetës. Isha sot këtu që t’i jap përkrahjen e plotë mjekëve dhe infermierëve, ku ndër të tjera kanë humbur dhe kolegët e tyre”, tha ajo.

U.d së presidentes, tha se meqë sot është votimi i buxhetit të shtetit për vitin 2021, ajo mori një kërkesë nga personeli shëndetësor.

“Kërkesa njëzëri e të gjithë mjekëve ishte që deputetët ta kenë prioritet të tyre shëndetësinë dhe jo investimet në alfat, të cilat janë shumë herë të panevojshme”, ka thënë ndër të tjera, Osmani.

Postime të ngjashme

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

T E

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19

S.B.

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...