Osmani kërkon mbështetje nga Gjermania për zgjidhje me Bullgarinë dhe fillim të negociatave me BE-në

Shkup, 4 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot po qëndron për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë ku u takua me nikoqirin e tij, ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas dhe ministrin e Shtetit për Evropën, Mihael Rot.

 

Siç informon MPJ, në fokus të bisedimeve në takimin midis Osmanit dhe Masit ishin përgatitjet para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjës, tejkalimi i dallimeve me Bullgarinë dhe situatat e fundit politike në vendin tonë.

“Është fakt se Berlini është prijësi më i fuqishëm i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të të gjithë rajonit. Kemi Samit të rëndësishëm përpara nesh dhe mbështetja e partnerëve si Gjermania është e domosdoshme, para së gjithash edhe për kapërcimin e dallimeve me Bullgarinë në mënyrë që të zhbllokohet procesi, por edhe për rikthimin e kredibilitetit të BE-së në rajon duke u përballur në këtë mënyrë me skepticizmin në BE”, theksoi Osmani.

Takimi me ministrin e Shtetit për Evropën, Rot, siç njofton MPJ u shfrytëzua për riafirmimin e pozicionit gjerman lidhur me dosjen tonë evropiane, për çështjet aktuale rajonale, por edhe për diskutimin e hapave të ardhshëm dhe reformat e nevojshme për zhbllokimin e zgjerimit të BE-së.

“Ballkani gjeografikisht nuk është në periferi të Evropës, prandaj nuk guxon të jetë as në periferinë e vëmendjes politike. Diplomacia jonë është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe realizimin e vizionit për një të ardhme të parashikueshme evropiane”, tha Osmani.

Related posts

Temperaturat deri në 35 gradë, në fund të javës kushte për shi të rrëmbyeshëm

N E

Regjistrohen 336 raste të reja me Kovid-19, 17 të vdekur dhe 222 pacientë të shëruar

Redaksia

Të gjithë qytetarët tanë të paraqitur janë evakuuar nga Afganistani

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More