Agjencia Zhurnal.mk

Osmani komenton donacionin e 1 mijë testeve nga Serbia

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas takimit me kryeministrin e shkarkuar Albin Kurti, është deklaruar para mediave lidhur me 1 mijë testet që kanë ardhur si ndihmë për Kosovën nga Serbia.

Ajo, ka thënë se dërgimi i testeve nuk i shlyen krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

“Sa i përket Serbisë unë besoj që jo vetëm ne në Kosovë po e gjithë bota e ka të qartë cilat janë krimet që i ka bërë Serbia që janë dëshmuar në gjykata ndërkombëtare, tani në këtë kohë të pandemisë edhe mund të ketë dërguar ndihma mirëpo kjo asesi nuk e shlyen të kaluarën, por mund të them se jam inkurajuar me informatat e ministrit për porositjen e 13 mijë teste”, ka deklaruar ajo.

Gazeta Insajderi, dje ka raportuar  se 1 mijë testet për Koronavirus, që kanë ardhur si donacion nga Serbia në Kosovë, kanë kaluar kufirin pa iu nënshtruar asnjë procedure doganore

Këto teste dhe pse janë të liruara nga dogana, sipas ligjit doganor duhet patjetër t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit të produktit që të dihet se çfarë përmbajtje ka. E nëse kjo nuk bëhet atëherë ajo llogaritet si kontrabandë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...