Osmani, Konjufca dhe Kurti ngushëlluan familjet e viktimave të aksidentit në Kroaci

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë vizituar për ngushëllime familjet e personave që kanë humbur jetën në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë.

 

Siç thuhet në një komunikatë për media nga Zyra e Presidentes, krerët shtetërorë u kanë shprehur ngushëllime familjarëve, duke i siguruar ata se do të kenë mbështetje institucionale.

Ata kanë përmendur edhe ndihmën e pakursyer të shtetit kroat për t`u dalë në ndihmë të aksidentuarve, duke falënderuar strukturat shtetërore për angazhimin.

Osmani ka theksuar se një fatkeqësi si kjo është dhimbje për gjithë qytetarët e Kosovës, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Kryetari i Kuvendit, Konjufca, theksoi se dhimbja për mërgimtarët që humbën jetën është e madhe, ngase erdhën për vizitë në familjet e tyre për ta gjetur gëzimin, por e gjetën vdekjen.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se kjo tragjedi nuk është vetëm e familjeve, por e të gjithë kombit.

Sipas tij, dhimbja duhet të kthehet në forcë për ta përballuar më lehtë këtë humbje të madhe.

Në ditën e parë të vizitave, të tre liderët institucionalë kanë vizituar familjet e Ahmet Hoxhës, Anjeza Bellanicës, Kujtim Kastratit, Leonora Kolemekshajt, Naser Sylemetajt, Erlinda Binakajt, Valentina Zhubi-Binakajt dhe Gjylë Malokut, të cilët nuk i mbijetuan aksidentit të rëndë në Slavonski Brod të Kroacisë.

Vizitat ngushëlluese do të vazhdojnë të premten edhe në familjet e tjera.

Ndryshe, dhjetë persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan kur një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë të dielën e kaluar doli nga rruga dhe u përmbys. 

Related posts

Lirohen aktivistët e arrestuar të PSD-së

N E

Kurti dhe Vuçiq takohen javën e tretë të korrikut në Bruksel, Serbia insiston në formimin e Asociacionit

D V

Në pesë ministri numri i këshilltarëve të brendshëm do të rritet nga 6 në 10

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More