Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani kujton Bytyçin: Liria mbetet e paplotë sa kohë vrasjet politike mbesin të pazbardhura

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka përkujtuar Ukë Bytyçin, ish-kryetarin e Degës së LDK-së në Suharekë në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.

Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Bytyçin e cilësoi si bashkëmendimtarin e bashkëveprimtarin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“E kujtojmë familjarin e mirë e prijësin e urtë, i cili Suharekës e suharekasve ua dha modelin e prijësit guximtar e të vendosur, jo vetëm për organizimin e jetës paralele gjatë lëvizjes për pavarësi, në vitet ’90, duke qenë prijës i LDK-së në këtë komunë, por edhe për organizimin e luftës, duke marrë pjesë në organizimin e celulave të para të UÇK-së, dhe pas luftës, kur mori përsipër t’u printe qytetarëve të këtij qyteti në ndërtimin e jetës institcionale e politike” shkroi Osmani.

Postimi i plotë i Osmanit:

Sot, në 18-vjetorin e vrasjes, ne e kujtojmë kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyqin, udhëheqësin e jetës politike e institucionale në Suharekë, bashkëmendimtarin e bashkëveprimtarin e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. E kujtojmë familjarin e mirë e prijësin e urtë, i cili Suharekës e suharekasve ua dha modelin e prijësit guximtar e të vendosur, jo vetëm për organizimin e jetës paralele gjatë lëvizjes për pavarësi, në vitet ’90, duke qenë prijës i LDK-së në këtë komunë, por edhe për organizimin e luftës, duke marrë pjesë në organizimin e celulave të para të UÇK-së, dhe pas luftës, kur mori përsipër t’u printe qytetarëve të këtij qyteti në ndërtimin e jetës institcionale e politike.

Guximi e vendosmëria, urtia e fjala e peshuar e shndërruan Ukën në njeri të besueshëm për qytetarët e Suharekës dhe gjithë Kosovës. Së bashku me përcjellësit e tij, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin, ai u vra pikërisht sepse po i promovonte idealet për të cilat u sakrifikuan breza të tërë atdhetarësh: jetën e lirë e shtetin e konsoliduar, në të cilin respektohen liritë dhe të drejtat njerëzore, përfshirë edhe të drejtën e votës së lirë e të manifestimit paqësor, të cilat konsiderohen fundament i shtetësisë.

Liria e vendit do të mbetet e paplotë për aq kohë sa këto vrasje politike do të jenë të pazbardhura.

Postime të ngjashme

Anëtarja e kryesisë së LDK-së kritikon Gërvallën pas paraqitjes në Këshill të Sigurimit

S.B.

Emra të rinj, qëndrime të vjetra – Raport për Kosovën në OKB/ Përfaqësuesi i Rusisë kërkoi largimin e flamurit, britaniku e kundërshtoi

S.B.

Sot mbahet takimi i Këshillit të kryetarëve komunal për masat antiCOVID, do të japin sugjerime si të veprohet më tutje

S.B.

Sot nis procesi i vaksinimit antiCOVID për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe pacientët në dializë

S.B.

​Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu dalin para drejtësisë

S.B.

13,236 raste aktive me coronavirus në Kosovë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...