Osmani – Mas: Është koha e fundit BE-ja ta zbatojë vendimin konsensual të sjellur në mars të vitit 2020

Shkup, 4 tetor – Realizimi i qëllimit strategjik të Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në BE, dhe në atë kontekst, pritjet dhe perspektivat për Samitin e ardhshëm BE-BP në Bërdo afër Kranjit, Slloveni, ishte tema në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm në Berlin të ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, Bujar Osmani dhe Hajko Mas.

Në takim u bisedua edhe për tema lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për ngjarjet më të reja rajonale.

“Miqtë dhe partnerët i marrin parasysh perspektivat dhe interesat e njëri-tjetrit. Takimi ynë ishte një shkëmbim i thelluar i perspektivave për hapin e radhës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Është një privilegj të kesh Gjermaninë si një mik dhe mbështetës, i cili sinqerisht ndihmon në realizimin e këtyre qëllimeve strategjike si një investim i rëndësishëm gjeostrategjik”, theksoi Osmani, kumtuan nga MPJ.

Ministri Mas në takim theksoi se është koha e fundit Bashkimi Evropian ta zbatojë vendimin konsensual të sjellur në mars të vitit 2020 dhe të fillojë negociata inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Dua të shpreh mbështetjen time të plotë për Presidencën Sllovene me Këshillit të BE -së, e cila ka premtuar t’i japë fund ngërçit aktual. Samiti i Bërdos duhet të dërgojë një mesazh të qartë në lidhje me mundësinë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Politika e zgjerimit do të fitojë kredibilitet të madh me përparimin e shpejtë të dosjes së Maqedonisë së Veriut. Dua të theksoj se ekziston një konsensus i fortë mes partive politike në Bundestagun gjerman në lidhje me mbështetjen tonë të vazhdueshme për rrugën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Angazhimi ynë do të vazhdojë gjatë dhe përtej fazës aktuale të tranzicionit, edhe pas formimit të Qeverisë së re”, tha ministri Mas, ceket në kumtesë.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, situatën në lidhje me pandeminë Kovid-19, çështjet aktuale të politikës së jashtme, si dhe bashkëpunimin në një numër organizatash multilaterale. 

Related posts

Regjistrimi i popullsisë, Nuhiu thirrje mërgimtarëve

R Zh

Seanca të Komitetit për marrëdhënie me bashkësitë dhe të Komisionit për sistem politik

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More