Osmani-Matuella: Është i domosdoshëm mesazhi i qartë politik për të ardhmen evropiane të vendeve të rajonit

Shkup, 20 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua me ushtruesen e detyrës Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Unionit, Mikella Matuella.

Bashkëbiseduesit, siç informuan nga MPJ, shqyrtuan progresin e arritur në drejtim të implementimit të agjendës lidhur me BE-në, ndërsa iu referuan edhe statusit aktual të dosjes sonë evropiane.

Nga MPJ kumtuan se në takim u bë fjalë edhe për rrjedhën e përgatitjeve, temave kryesore dhe rezultatet e pritshme në lidhje me Samitin e tetorit BE- Ballkani Perëndimor, në kuadër të presidencës sllovene me BE-në, me ç’rast u vlerësua se Samiti duhet të dërgojë mesazhe të qarta politike për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE-në. 

Related posts

Alsat i pari, Zhurnal i dyti dhe Tv21 portalet më të besuar në gjuhën shqipe (Foto)

Redaksia

Situata e subjekteve afariste më e favorshme si vitin e kaluar, pritet numri i të punësuarve të rritet

Z H

U akuzua për punësim të familjarëve në administratë, Duka: Kanë fituar vendin me konkurs!

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More