Osmani: Mbështetje e pahamendur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Shkup, 23 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot mori pjesë në Samitin iniciues të Platformës së Krimesë që u mbajt në Kiev, Ukrainë. Në ngjarje u përfaqësuan më shumë se dyzet vende në nivelin më të lartë, mes të cilëve një numër i madh i vendeve anëtare të BE-së dhe NATO -s, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare.

 

Në fjalimin e tij, ministri Osmani e riafirmoi mbështetjen e pahamendur të Republikës së Maqedonisë së Veriut për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare.

“Republika e Maqedonisë së Veriut e përshëndet mbajtjen e Samitit të Platformës së Krimesë të iniciuar si mekanizëm koordinues ndërkombëtar për rishqyrtimin e çështjes së Krimesë, duke theksuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke u mbështetur në normat e së drejtës ndërkombëtare, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme dhe vendimet e organizatave të tjera ndërkombëtare”, theksoi Osmani.

Njëherësh, në kuadër të ngjarjes u miratua Deklarata e Përbashkët e pjesëmarrësve të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, së cilës iu bashkua edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Ministri i Drejtësisë në Strasburg nënshkroi konventën për luftë kundër falsifikimit të barnave dhe Protokollin 16

N E

Aleanca për Shqiptarët thotë se nesër ka festë, demantojnë lajmet e rrejshme

D V

Në 24 orët e fundit asnjë i vdekur në Tetovë si pasojë e Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More