Osmani mesazh ambasadorëve të BE-së: Edhe gjatë kryesimit slloven fillimi i negociatave është prioritet kyç

Shkup, 13 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mbajti takim të jashtëzakonshëm tematik me Ambasadorët e akredituar në vendet anëtare të BE-së dhe institucionet që kanë të bëjnë me BE-në, i cili u mbajt në fillimin e presidencës sllovene me BE-në, që, kumtoi MPJ-ja, ishte edhe tema kryesore e takimit.

 

“Në periudhën që vijon, veprimet diplomatike në lidhje me rrumbullakimin e dosjes sonë evropiane do të orientohen në shfrytëzimin e mundësive që i ofron kryesimi slloven, veçanërisht në faktin që Sllovenia, si fqinj i drejtpërdrejtë i rajonit, ka treguar interes të veçantë për progresin e përgjithshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht sfidave dhe kontekstit të ndërlikuar politik me të cilin ballafaqohemi, e kemi për detyrë që me intensitet të njëjtë të vazhdojmë ta mbajmë dosjen tonë në krye të agjendës së kryeqendrave evropiane”, tha Osmani, duke theksuar se fillimi i negociatave mbetet prioritet i lartë për diplomacinë edhe gjatë periudhës së ardhshme.

Në takim u bë edhe rezyme e të gјitha aktiviteteve diplomatike të ndërmarra gjatë kohës së kryesimit portugez, me ç’rast Osmani u shpreh i kënaqur me nivelin e lartë të përkushtimit dhe aktivitetit intensiv të rrjetit diplomatik, që e pozicionojnë Maqedoninë e Veriut në krye të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në këtë kontekst, në tryezë u vendosën edhe detyrimet e marra me anëtarësimin tonë në NATO dhe presidencën me OSBE-në vitin 2023, thuhet në kumtesë.

Related posts

Për lista të hapura në zgjedhjet lokale do të diskutohet prejse Kuvendi do t’i sjellë ndryshimet e Kodit Zgjedhor

D V

Qeveria e Maqedonisë ka shqyrtuar propozime: Përmes kamerave të incizohen administratorët kur punojnë me qytetarë

D V

Rufi Osmani bashkë me Taravarin përkujtuan dëshmorët e flamurit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More