Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani: Mos mbajtja e seancës së parë ndërqeveritare me BE-në do të ishte mos sukses për të gjithë

Shkup, 15 tetor – Zhurnal.mk – Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani sot në konferencë për media deklaroi se mos mbajtja eventuale e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor do të ishte mos sukses edhe për ne edhe Bullgarinë edhe për kryesinë gjermane por edhe për gjithë pjesmarësit në procesin e Berlinit, informon Zhurnal.

Osmani tha se vet idjea e procesit është nxitje për bashkëpunim rajonal dhe përshpejtim të eurointegrimeve të rajonit.

“Duhet të pranojmë se ëq nga tani duhet të kërkojmë konsensus me 27 vendet anëtare. Në gjithë 130 hapat mund të ndodhë që një vend anëtare të mos jep konfirmim. Lidhur me Bullgarinë, unë mendoj se ekziston hapësirë dhe mirëkuptim nga dy palët për rëndësinë e momentit ekzistues dhe me punën e komisioneve dhe politikave të gjejmë mënyrë për përparim”, deklaroi Osmani.

Lidhur me pohimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se në takimin me Zaharievën është propozuar ndonjë marrëveshje e re, Osmani potencon se nuk ekziston asnjë konspiracion në gjithë procesin dhe se mesazhi i Bullgarisë ka qenë i përmbajtur në deklaratën e kryeministrit bullgar Bojko Borisov, e ajo është se Bullgaria nuk dëshiron të vijë në situatë të bllokojë perspektivën evropiane të vendit.

Osmani tha se pret që procesi i Berlinit të jetë kurorëzimi i suksesit të të gjitha përpjekjeve tona. Më tej siç shtoi Osmani, në gjitha mbledhjet janë shkëmbyer ide të ndryshme, propozime, por rikujtoi se mesazhi i Bullgarisë është ajo dhe në bazë të saj do të përpiqen të intensifikojnë komunikimin që të mos ngelin të pathëna mes dy palëve.

Osmani potencoi se është mirë që komisioni bullgaro maqedonas sot vazhdon me punë dhe u bëri thirrje që të gjenden pika të përbashkëta lidhur me ngjarjet dhe figurat historike.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Azeski: Pjesëmarrja e arsimit në Buxhet të rritet prej 3,5 në 5 për qind

T E

Mos punimi të dielën do të shkaktojë humbje financiare, si dhe vende të punës

R Zh

Izet Mexhiti tërhiqet nga pozita koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së

T E

Ramazani sërish në orë policore?!

T E

Shkaku i Bullgarisë, Shqipëria le pas Maqedoninë e V. në rrugën drejtë BE-së

R Zh

Nuk janë paraparë masa të reja për kafiteritë, por nuk përjashtohet asgjë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...