Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Shkup, 16 qershor – Një ditë para shkuarjes së kryeministrit Zaev në Sofje  ku do të takoj presidentin bullgar Radev, në Kuvend duhet të mbajë mbledhje komisioni për Politikë të Jashtme, ku  në rend dite është shqyrtimi i çështjes për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në gjatë presidencës portugeze, ndërsa në kontekst të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, të nënshkruar më 01.08.2017.

Prania e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani në këtë mbledhje, u kërkua nga opozita maqedonas, më saktë nga deputeti Antonio Milloshovski. Ai tha se përveç se do të referonte para anëtarëve të këtij organi kuvendor se për çka bisedohet me Bullgarinë para mbledhjes së Këshillit të BE-së javën e ardhshme, prania e Osmanit në komision do të bëjë që kjo parti tu japë fund bllokadavetë VMRO-së në kryeqytet.

VMRO çdo ditë paralizon trafikun e qytetit duke mbajtur të mbyllura tre udhëkryqe vitale në kryeqytet mes orës 15 dhe 17, duke kërkuar qasje te negociatat e qeverisë me Bullgarinë.

Me shumë gjasë kjo do të ndodhë, pasi ishte vet ministri Osmani që dje konfirmoi praninë e tij në këtë komision për të folur hapur me deputetët mbi aktivitetet që janë ndërmarrë gjatë këtyre muajve që të sigurohet hap para në rrugën evropiane.

“Edhe pse gjatë gjithë kësaj periudhe tentova të jem transparent me publikun në lidhje me atë çka bisedojmë, cilat janë pengesat, cilat janë parimet, cilat janë pritjet tona, është mirë që të bëhet mesatare para deputetëve. Kështu do të sqarohen pozicionet tona, gjegjësisht ajo që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e bisedimeve dhe meriton që t’i fillojë bisedimet”, theksoi në intervistë për Telman ministri Osmani.

Ai shtoi se qëndrimi i 26 vendeve anëtare, është se RMV është dosja më e mirë në rajon dhe se bisedimet duhet të fillojnë, ndërsa secila shtyrje nënkupton shkelje serioze të kredibilitetit të procesit.

Megjithatë, sinjalet nga Sofja nuk janë shumë premtuese, pasi përkundër vullnetit të mirë të vendeve anëtare ndaj Maqedonisë së Veriut, fjalën e fundit e ka Bullgaria, sepse vendimet në BE merren me konsenzus.

Në një analizë të eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev për agjencinë e lajmeve BGNES, thuhet se ndonëse Bullgaria në vitin 2017 nënshkroi një marrëveshje për miqësi me Shkupin, që i ka hapur rrugën Maqedonisë së Veriut për integrime, autoritetet e Shkupit nuk kanë bërë asgjë për zbatim të të njëjtit.

 “Komisioni i përbashkët është bllokuar dhe nuk po punon. Gjuha e urrejtjes është intensifikuar. Nuk është problem që ekziston një qeveri e përkohshme në Bullgari, siç beson Zoran Zaev, por problemi qëndron aty se Shkupi nuk ka bërë asgjë për të zbatuar marrëveshjen me Bullgarinë. Përkundrazi, po bën përpjekje për të lobuar kundër Bullgarisë dhe për të prishur pozicionin bullgar duke ushtruar presion mbi Sofjen. Ne nuk jemi duke debatuar për identitetin dhe gjuhën aktuale, por marrëveshja flet për një histori të përbashkët të dy kombeve të pranishme. Historia e përbashkët bullgare, jo e ndarë, jo e ndërthurur, por e përbashkët për të njëjtin grup etnik në të kaluarën, i cili grup etnik u nda mizorisht nga fati i keq dhe fuqitë e mëdha në fillim të shekullit të 20-të”, shkruan mes tjerash Kovaçev.

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...