Osmani në Budapest: Mbështetja ndaj Kosovës do të vazhdojë edhe me administratën Trump

nga D V

“Nuk ka arsye që Kosova të mos e ketë mbështetjen e administratës së re të presidentit Donald Trump”.

Kështu ka thënë presidentja, Vjosa Osmani, para mediave derisa është duke marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Osmani ka thënë se Kosova ka pasur përkrahjen të secilës administratë amerikane.

“Zgjedhja e presidentit Trump do të vazhdojë të forcojë këtë raport transatlantik dhe të gjithë duhet të japim kontributin tonë për këtë çështje. Kosova ka pasur përkrahjen bipartisane të secilës administratë amerikane. Që nga vitet e 90-ta kemi qenë të bekuar me një përkrahje të tillë dhe për këtë arsye kemi çdo arsye për të besuar që kjo përkrahje do të vazhdojë, gjithashtu me administratën e presidentit Trump”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në Budapest.

Tutje, Osmani ka thënë se nuk e sheh zgjedhjen e Trump president si kërcënim derisa ka shtuar se Kosova kishte fituar pavarësinë kur republikanët kishin qenë në pushtet.

“Nuk e shoh si kërcenim. Kosova ka përfituar për dekada nga një përkrahje dypalëshe nga SHBA. U bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet, u çliruam kur demokratët ishin në pushtet. Kemi punuar ngushtë më secilën administratë, dhe fuqishëm besoj që do të vazhdojë kështu”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More