Agjencia Zhurnal.mk

Osmani: Ne duhet të garantojmë zgjedhje të sigurta dhe të drejtën për të votuar për secilin qytetar

Shkup, 9 korrik – Zhurnal.mk – Zëdhënësi i fushatës së BDI-së Bujar Osmani sot ka kërkaur që çdo qytetar të realizojë të drejtën e tij/saj për të votuar në zgjedhjet e 15 korrikut, duke përfshirë këtu edhe personat të cilët gjenden në izolim dhe vetizolim, informon Zhurnal.

Ai kërkon që të zgjatet afati për regjistrim të këtyre personave .

“Unë jam i kënaqur që shoh që Komisioni për sëmundje ngjitëse po i përgatit zgjedhjet në një mënyrë shumë profesionale dhe serioze dhe se këto përgatitje do të garantojnë që çdo qytetar që dëshiron të votojë, të mund ta bëjë këtë në mënyrë të sigurt dhe pa asnjë rrezik nga infektimi.”

Osmani gjithashtu bëri thirrje edhe për përgjegjësinë personale të qytetarëve:

“Ne duhet të shkojmë në votime të mbrojtur me maska, doreza dhe të ruajmë higjienën personale – këto masa janë të nevojshme dhe të detyrueshme. Përgjegjësi veçanërisht e jona është gjithashtu që t’i ruajmë pleqtë, të mundësojmë që njerëzit mbi 60 vjeç, të votojnë gjithashtu pa rrezikuar shëndetin e tyre. Qeveria duhet të rrisë shpërndarjen e këtij informacioni, në të gjitha gjuhët, në mënyrë që të gjithë të informohen për këto masa të detyrueshme dhe askush të mos mbetet pa votuar”.

“Garantimi i zgjedhjeve të sigurta është njëri obligim, ndërsa obligim tjetër është sigurimi i të drejtës së secilit qytetar për të votuar. Tani për tani, as një e dhjeta nga të gjithë personat në karantinë, nuk janë regjistruar për votim në vendet e veçanta. Ky është një dështim nga i cili duhet të nxjerrim konkluzione”, tha Osmani duke shtuar se “nëse regjistrimi i ulët është një paralajmërim i pjesëmarrjes së ulët të votuesve në këto zgjedhje, ky është një problem, i cili duhet adresuar.

Osmani shprehet se edhe personat që do të vendosen në karantinë që nga dita e sotme e deri ditën e zgjedhjeve, duhet të regjistrohen për të votuar sepse në të kundërtën do t’i shkelej e drejta kushtetuese.

“Nëse një person i informuar këtë mëngjes se duhet të shkojë në karantinë dhe për këtë nuk do të jetë në gjendje të votojë, kjo gjë është e gabuar dhe jo-kushtetuese. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë, por duhet të garantojmë që të gjithë ata që janë të gatshëm të votojnë, do të kenë mundësinë e votës. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të zgjasë kohën e regjistrimit. Medoemos duhet të mundësohet zgjidhje edhe për ata që hyjnë në izolim pas mbylljes së regjistrimit. Është përgjegjësi e shtetit të sigurojë që edhe në këtë situatën të veçantë, të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të votojnë.”, është shprehur Osmani.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!