Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani: Në mënyrë përkatëse të valorizohet përparimi i vendit në eurointegrimet

Bruksel, 11 shkurt – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e punës në Mbretërinë e Belgjikës e vazhdoi duke vizituar Parlamentin belg, ku realizoi takim me Kryetaren e Kuvendit Federal të Mbretërisë së Belgjikës, Elian Tilie dhe me kryetaren e Senatit, Stefani D’Os.

Sip kumtoi MPJ-ja, fokusi i bisedimeve ishte në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, politikat e fqinjësisë së mirë në rajon, gjendje e brendshme politike në vend, bashkëpunimi rajonal dhe situata në përgjithësi, si dhe për tema tjera aktuale ndërkombëtare me konotacion gjeopolitik.

Osmani shprehi mirënjohje për pozitën parimore të Belgjikës, të reflektuar përmes mbështetjes së rrugëtimit evropian të shtetit tonë, si rezultat i reformave të bëra, në veçanti në pjesën e politikës së fqinjësisë së mirë.

“Për ne, për shoqërinë tona, për administratën dhe për të gjithë forcat progresive në shtet është e domosdoshme valorizim përkatës i progresit të arritur në vendin tonë në aspektin e eurointegrimeve; kjo do të jetë shumë e rëndësishme edhe për ruajtjen e kredibilitetit të Bashkimit Evropian në rajon”, theksoi Osmani.

Gjatë bisedimeve u shprehën urime për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023 dhe përpjekjet për kontributin tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës.

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...