Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Osmani në takim me presidenten greke, dy vendet hyjnë në periudhë të re më produktive

Zhurnal Ads

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Në takimin e sotëm që në Greqi e realizoi ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani me presidenten greke, Katerina Sakelaropulu, fokusi është vënë në avansimin e marrdhënieve bilaterale pas marrëveshjes së Prespës, si dhe situata në rajon dhe perspektiva evroopiane e Maqedonisë së Veriut, informon Zhurnal.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentes greke, Greqia pret bashkëpunim më të afërt të dy vendeve fqinje dhe e potencuan faktin se dy vendet ndodhen në një periudhë të re produktive.

“Presidentja e shtetit ka thënë se Greqia ngelet mbështetës stabil i perspektivës evropiane e Maqedonisë së Veriut, gjithsesi gjithnjë me kriter kryesor kushtet e vendosura dhe respektimin e principit të fqinjësisë së mirë. Potencoi se zbatimi i tërësishsëm, deri në fund dhe qëllimmirë i marrëveshjes së Prespës është kyçe, si për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut në BE, kështu edhe për marrdhëniet tona bilaterale”, thuhet nga kabineti i Sakelaropulu pas takimit me Osmanin.

Mes tjerash Osmani e ka informuar presidenten greke për implementimin e marrëveshjes së Prespës dhe për mundësinë për bashkëpunim mes dy vendeve dhe e ka faleminderuar që Greqia e mbështetë rrugën evropiane të vendit tonë.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zaev takon ambasadorin rus: Qëllimi strategjik është BE dhe NATO por e respektojmë miqësinë me Rusinë

T E

Si e shpëtoi Kosova dhe Maqedonia, Shqipërinë nga falimentimi (Tabela)

admin

Ndërprerje e shkurtë e komunikacionit në rrugën Kërçovë – Ohër te fshati Vërbjan

R ZH

Agim Nuhiu: Këshilli Gjyqësor, me ndryshimet e reja hapet për qytetarët

R ZH

Xhaferi propozoi plotësimin e Rregullores për mbajtjen e seancave online

T E

Beqarovski: Rritet numri i tentimeve për vetëvrasje për shkak të coronavirusit

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...