Agjencia Zhurnal.mk

Osmani në takimin virtual të Aleancës për multilateralizëm, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 75-të të Kombeve të Bashkuara

Shkup, 25 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin virtual të Aleancës për multilateralizëm, në organizim të ministrit francez për Evropë dhe Punë të Jashtme, Zhan-Iv Le Drian dhe ministrit të Jashtëm federal të RF të Gjermanisë, Haiko Maas, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 75-të të Kombeve të Bashkuara.

“Si vendi anëtar i 30-të i NATO-s dhe si vend në pritje të fillimit zyrtar të negociatave për aderim në BE deri në fund të vitit, Maqedonia e Veriut me përkushtim të ri dhe me vendosmëri do t’i vazhdojë angazhimet për promovimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, globalisht dhe në nivel rajonal, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj”, theksoi Ministri Osmani, duke e riafirmuar përkushtimin e vendit kundrejt bashkëpunimit multilateral, si një ndër prioritetet kyçe të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e ministrave kushtuar përforcimit të multilateralizmit, u shpreh mbështetje e fuqishme ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, rendit juridik ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare, në funksion të tejkalimit të përbashkët dhe të koordinuar të sfidave globale, me fokus të veçantë në pandeminë. Gjithashtu u shqyrtuan më shumë iniciativa në kontest të bashkëpunimit ndërkombëtar në segmentin e shëndetësisë, ndryshimeve klimatike, sigurisë kibernetike dhe aspekteve gjinore.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut u bë pjesë e Aleancës për multilateralizëm në vitin 2019. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...