Agjencia Zhurnal.mk

Osmani: Në vijim kemi finalizimin e prioriteteve të kryesimit austriak për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 25 shtator – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka realizoi video takim me Ministrin Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Me këtë rast, Schallenberg e përgëzoi Osmanin për funksionin dhe i uroi shumë suksese në kryerjen e detyrës së re.

“Për ne, interesi i Austrisë si fqinj i afërt i rajonit të Ballkanit Perëndimor, është i një rëndësie të veçantë, sidomos roli kyç që ka luajtur vendi Juaj gjatë kohës së kryesimit austriak me BE-në, periudhë kur vendi ynë realizoi hapa serioz në integrimet evropiane. Edhe në këtë fazë të integrimit, jemi falënderues për qëndrimet parimore që i keni për perspektivën evropiane të vendit”, tha Osmani, duke e potencuar pritjet për mbështetje nga ana e Austrisë të perspektivave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në periudhën që vijon, e posaçërisht në kontekst të dinamikës evropiane në procesin e zgjerimit gjatë kohës së kryesimit gjerman.

“Pritjet tona nga kryesimi gjerman janë të larta dhe Qeveria punon në mënyrë aktive në finalizimin e strukturës negociuese, si përgatitje thelbësore për fillim cilësor të negociatave këtë vit”, potencoi Osmani.

Për dy ministrat, vazhdimi i politikës së zgjerimit të BE-së do të jetë sinjal pozitiv për gjithë Rajonin dhe për perspektivën evropiane të tij, ku njëherësh do të krijohet edhe atmosferë për thellimin e marrëdhënieve miqësore me fqinjët dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal.

Osmani e njoftoi Schallenbergun edhe për pritshmëritë nga Agjenda ambicioze e Samiti të ardhshëm të Sofjes në kuadër të Procesit të Berlinit, përmes të cilave rajoni do të ketë përfitime konkrete dhe të rëndësishme siç janë: Programi Investues Ekonomik për Ballkanin Perëndimor i KE-së, gjeneratën e re të tregut të përbashkët Rajonal, si dhe iniciativat për arritjen e Marrëveshjes Rajonale për lëvizje të lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për çështjet e migracionit si dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe potencialin e madh për thellim të mëtutjeshëm të tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...