Osmani nga Gjermania fillon turne intensiv diplomatik

Shkup, 4 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga sot fillon një turne të ri diplomatik, duke përshkuar metropole të rëndësishme: Berlin, Varshavë dhe Bled (Slloveni), për takime bilaterale dhe ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Siç njofton MPJ-ja, nga dita e sotme, Osmani do të jetë në vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të ketë takime me ministrin e Punëve të Jashtme, Hajko Mas, si dhe me ministrin e Shtetit për Evropën, Mihael Roth.

Qëllimi i vizitës është vazhdimi i dialogut të lartë politik me Gjermaninë, por edhe riafirmimi i pozicioneve gjermane lidhur me dosjen tonë evropiane, veçanërisht në vigjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Slloveni.

Nga Berlini, Osmani do të shkojë në Poloni, ku do të marrë pjesë në “Forumin e Sigurisë në Varshavë”.

Në Varshavë, Osmani do të takohet me homologun e tij polak, ministrin, Zbignie Rau, por edhe me ministrin e Jashtëm finlandez, Peka Havisto dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm politikë, aktivë në fushën e sigurisë dhe marrëdhënieve transatlantike.

Të mërkurën, Osmani do t’i bashkohet delegacionit shtetëror, të kryesuar nga Kryeministri, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjës, Slloveni.

Related posts

Administrata do të punojë vetëm 4 orë ditëve të premte ?

Z H

Në rrugën drejt Tanushës arrestohen dy persona, ilegalisht transportonin prodhime

D V

Ministri i Drejtësisë në Strasburg nënshkroi konventën për luftë kundër falsifikimit të barnave dhe Protokollin 16

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More