Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Osmani njofton ambasadorin norvegjez se më 4 qershor Kuvendi mban seancën e radhës

Në një takim me ambasadorin norvegjez Jens Eerik Grondahl, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka njoftuar atë për aktivitetet aktuale të Kuvendit si dhe zhvillimet politike në vend.

Siç thuhet në njoftim, Osmani ka thënë se komisionet parlamentare po punojnë me kapacitet të plotë, teksa ka bërë të ditur se me të njëjtin ritëm do të funksionojë edhe Kuvendi i Kosovës, i cili seancën e radhës do ta ketë më 4 qershor.

“Ajo ka falënderuar ambasadorin Grondahl për ndihmën e shtetit norvegjez dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë Covid-19 si dhe për ndihmën e paralajmëruar socio-ekonomike për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Gjithashtu, në këtë takim kryetarja Osmani a ka uruar ambasadorin Grondahl për Ditën e Kushtetutës së shtetit norvegjez, e cila u shënua ditë më parë. ​

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!