Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani: Partneriteti transatlantik mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive

Shkup, 14 qershor – Partneriteti transatlantik mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive. Sot do t’i përcaktojmë drejtimet për rolin e Aleancës në kërcënimet aktuale dhe çështjet e sigurisë, por përkundër problemeve të ndezura, do të definohen edhe drejtimet për ballafaqimin  e sfidave të reja moderne, siç janë sfidat hibride. Këtë e tha shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani para fillimit të Samititi të NATO-s, që mbahet në Bruksel.

Siç kumtoi MPJ-ja, Osmani shtoi se do të vendosen marrëdhënie për bashkëpunim më të thellë të aleatëve në forcimin e rezistencës, mbajtjes së përparësive në zhvillimin teknologjik dhe bashkëpunimin më të afërt më partnerët.

Osmani foli edhe për pritjet për temën kryesore, iniciativa “NATO 2030” qëllimi i së cilës është përgatitja e Aleancës për dekadën e ardhshme.

“Sot me të vërtetë është ditë e rëndësishme, jo vetëm për ne por edhe për të gjithë Aleancën. Pas konsultimeve të vështira dhe disa takimeve përgatitore ministrore në të cilat unë personalisht mora pjesë, sot në selinë e Aleancës në Bruksel, u mbajt samiti i NATO-s me të cilin do të rrumbullakohen drejtimet kryesore për iniciativën  NATO 2030. Në tryezë sot është agjendë ambicioze transatlantike e cila duhet të sigurojë rol më të madh të aleancës në krijimin e sigurisë afatgjate, por edhe sinergji më të madhe, integrim më të madh të vet vendeve-anëtare kur bëhet fjalë për siguri të përbashkët”, theksoi Osmani.

Në deklaratën e tij, Osmani theksoi rëndësinë që Aleanca e jep në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe aktiviteteve të mëtejshme të ndërmarra për menaxhim me këto sfida bashkëkohore dhe shprehu mbështetjen për partneritet transatlantik si gurthemel i sigurisë sonë kolektive.

Osmani foli edhe për përcaktimin tonë si vend kandidat për anëtarësim në BE, si dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit strategjik ndërmjet NATO-s dhe BE-së.

“Rrumbullakimi i Bashkimit Evropian me integrimin e Ballkanit Perëndimor paraqet investim gjeostrategjik për gjithë kontinentin. Kontributi ynë në këtë partneritet është i qartë-  dhe në këtë samit ne do ta konfirmojmë përcaktimin tonë – ne jemi NATO, përfundoi Osmani. 

Postime të ngjashme

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione

Z H

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...